Mbahet sot protesta e 86-të qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
The post Sot dita e 87-të e protestës! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



