Sot është afati i fundit për dorëzim të listave për kandidat të partive politike në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas afateve që ka përpiluar KQZ-ja nga sot 19 qershor fillon certifikimi i kandidatëve për deputetë.
Përveç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ende asnjë parti nuk ka përpiluar listën përfundimtare.
PDK sipas zyrtarëve të saj është në përfundim e sipër, ndërsa LDK-ja mbrëmë ka mbajtur Këshillin e Përgjithshëm ku është diskutuar për listën në të cilën siç ka raportuar Lajmi.net ka pasur pakënaqësi të mëdha.
As Lëvizja Vetëvendosje e cila është subjekti i vetëm që do të garojë e vetme në zgjedhje nuk ka hartuar listën për deputetë.