Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Data sot shënon 7 Mars, Dita e Mësuesit. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare kur të gjithë kujtojmë mësuesit.
Hapja e Mësonjtores së parë shqipe në Korçë në 7 Mars të vitit 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët.

Që nga kjo ditë, “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që çdo 7 Mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.

Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet aktivitete të shumta ku mësuesit do të jenë në qendër të vëmendjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme