Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, viziton sot Kosovën.
Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Borissov do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj.