Sot, kulmi i nxehtësisë

Gjatë ditës së sotme, sipas parashikimit të meteorologëve, temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius duke arritur vlerat më të larta të temperaturave gjatë këtyre ditëve. Pra moti do të jetë shumë i nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell me erë të lehtë nga juglindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.


Vapa afrikane që ka depërtuar mbi rajon ditëve të fundit pritet të largohet prej të mërkurës kur një turbullirë nga Atlantiku do të kalojë mbi rajon, që pritet të sjellë edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mëngjesit të ditës së enjte, e më pas do të pushojnë.

Ditën e enjte, nga veriu i kontinentit do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore që do të zbresin temperaturat maksimale në 22C deri 25C.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme