
Një konferencë ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan do të mbahet sot në Shkup. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë mjekësorë nga rajoni dhe Evropa.
Fjalimet hyrëse të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të shëndetësisë Azir Aliu dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme Timço Mucunski janë planifikuar në orën 09:30 në hotelin “DoubleTree by Hilton”. Më pas do të mbahet një moment i shkurtër përkujtimor kushtuar viktimave dhe pasojave të tragjedisë.
Tema e panelit të parë, me titull “Mekanizmi Evropian për Mbrojtje Civile dhe përgjigjja ndërkombëtare”, do të jetë reagimi ndërkombëtar pas zjarrit, koordinimi ndërmjet shteteve dhe aktivizimi i mekanizmave evropianë për situata emergjente.
Paneli i dytë do të fokusohet në përgjigjen shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare, triazhën, procedurat urgjente dhe trajtimin e djegieve.
Në panelin e tretë do të diskutohet për qasjen multidisiplinare, rehabilitimin dhe rikuperimin e pacientëve.
Paneli i fundit do të trajtojë rolin e komunitetit dhe institucioneve, mbështetjen humanitare dhe nevojën për reforma sistemore.
Konferenca do të përfundoj me prezantimin e ministrit të shëndetësisë Azir Aliu për zgjidhjet kombëtare, ndarjen e mirënjohjeve për institucionet shëndetësore dhe fjalimin zyrtar të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.



