Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Alsat.
Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni të pritjes zyrtare, takim kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Kurti si dhe takime bilaterale mes ministrave të dy qeverive.
Siç njoftuan dje nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.