Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 08:45
Kryetarët e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sot. Sipas njoftimit për media, mbledhja e Kryesisë do të fillojë në orën 11:00.
Shefat e GP do të kenë 10 pika në rend dite, ndërkohë që çështja e marrëveshjes për shënjimin e vijës së re kufitare me Malin e Zi, nuk është vënë në asnjërën nga këto pika. Duket se ende Qeveria nuk i ka dhënë sinjal Kuvendit për rikthim të kësaj pike në një seancë të re.
Kjo është renditja e sotme e pikave në mbledhje të Kryesisë:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
- Përgatitjet për seancën plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
- Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
- Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.