Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 09:00
Sot do të mbahet seanca e parë parlamentare për sesionin vjeshtor.
Në këtë seancë do të shqyrtohen një varg projetligjes në mesin e së cilëve është edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
R e n d i i d i t ë s:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
- Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
- Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.