Tri rrugët kryesore të Prishtinës sot do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, në shenjë të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.
Bëhet e ditur se do të realizohen tri performanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshira edhe autoambulanca dhe Policia.
Performancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në vendkalimet e këmbësorëve në rrugët “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”, para New Born, në vendkalim të këmbësorëve.
Aktiviteti do të zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact.