Sot në Bruksel bisedime për kodin telefonik të Kosovës

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:43

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, sot, sërish i nisin negociatat në Bruksel rreth gjetjes së një zgjidhjeje për zbatimin e marrëveshjes së telekomunikacionit.

Para bisedimeve, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka theksuar se Kosova javën e ardhshme do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar, transmeton Koha.net.

Ajo ka deklaruar se Brukseli ka vendosur që këtë jave të mbajë tri ditë bisedime me të dy palët, që sipas Tahirit, BE-ja ka kushtëzuar Serbinë që të mos ndërhyjë në kodin telefonik +383.

Beogradi e demanton këtë duke theksuar se ky numër është për rajonin gjeografik që i takon Serbisë

Para nisjes së këtyre bisedimeve, ministrja Tahiri dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, janë ballafaquar me një sërë kundërshtimesh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme