Për banorët e hemisferës veriore të Tokës vera sot nis në orën 17 e 54 minuta. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon stina e dimrit.
Sot është dita më e gjatë e vitit, ndërsa nata më e shkurta. Dita zgjat 15 orë e 36 minuta, ndërsa nata 8 orë e 24 minuta.