Sot nis viti i ri shkollor, presidenti Begaj mesazh urimi për nxënësit: Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit në këtë nisje të vitit të ri shkollor.


Begaj uroi në veçanti nxënësit e klasave të para, ndërsa thotë se “një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!
Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.
Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Presidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme