Sot nisin gërmimet për varrezë masive në Mitrovicë

Sot do të nisin gërmimet në oborrin e xhamisë afër lumit Ibër në qytetin e Mitrovicës, e cila u shkatërrua gjatë luftës së fundit, pasi që dyshohet se aty mund të ketë varrezë masive.

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj ka thënë për Ekonomia Online se këto gërmime do të bëhen në bashkëpunim me mjekët ligjorë, Policinë e EULEX-it dhe atë të Kosovës.

“Sipas informatave që disponojnë institucionet përgjegjëse, dyshojmë që në atë vend ka mbetje mortore. Është caktuar data 16 shkurti për gërmimin vlerësues, i cili do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe organet kompetente vendore”, ka thënë ai.

Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur edhe 1800, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme