Sot pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

EVN Maqedoni informon se për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot banorët  në komunat Butel dhe Karposh do të mbeten pa energji elektrike.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 12:00, përdoruesit në rrugët “Kosturska” dhe “Tale Hristov Sloga”, si dhe Sante Plus 3 në komunën e Butelit, do të jenë pa energji elektrike.

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për banorët në rrugën “France Preser”, të ndërtesës numër 141, në komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, në bulevardin “Bosna dhe Hercegovina” dhe rrugën “Boro Menkov” në komunën e Butelit do të jenë pa energji elektrike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme