Kryeministri Hristijan Mickoski dhe liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi takohen sonte.
Siç është njoftuar më parë, në këtë takim pritet të diskutohet koalicioni qeveritar dhe pozicioni në qeveri.
Takimi vjen përpara një seance qeveritare, e cila është planifikuar për sot pasdite në orën 19:30.
Më shumë informacion priten pas takimit dhe seancës.