Kosova përkujton masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”.
Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.