Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot organizon ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse Konjuh dhe Babush të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Realizimi i projektit të autostradës Prishtinë-Shkup ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018.
Ky projekt buxhetit të Kosovës i kushton rreth 600 milionë euro.
Ceremonia do të mbahet në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt./Sakte.net