Sot pritet të takohen Kurti e Mustafa

Vetëvendojse dhe LDK pritet që sot të bëjnë përpjekjen e ardhës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Pas bllokimit të bisedave për lidhjen e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.

Janë të dyja partitë që dje janë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet mes tyre, siç thonë që të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë në një deklarim për media ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës për sot.

“Takimet duhet të vazhdojnë dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve dhe te vendit”, ka deklaruar ajo.

Përkundër gatishmërisë për t’u takuan, nëse merren parasysh deklaratat e fundit të dy partive, nuk ka aq sinjale pozitive që mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes tyre.

Arsyeja është përplasja për karrige të pushtetit, pra ndarjen e pozitave të rëndësishme.

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, mbrëmë përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se partia e tij këmbëngulë që të marrë pozitat që i ka synuar qysh në fillim, kur edhe kanë nisur bisedat me VV-në, pra presidentin, kryekuvendarin si dhe 5 ministri.

“LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Por VV pas zgjedhjes së Konjufcës si kryekuvendar po e vlerëson këtë çështje të kryer.

Albulena Haxhiu, e nominuar nga Kurti si ministre e Drejtësisë deklaroi dje se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pavarësisht gjithçkaje.

“Çështja e kryeparlamentarit është çështje e kryer. Ai s’do të japë dorëheqje. E kemi pritur LDK-në 81 ditë dhe s’ka pasur lëvizje. Madje, për çështjen e kryeparlamentarit s’kanë shfaqur interes sa kanë shfaqur për Presidentin dhe MPB-në”, ka thënë Haxhiu.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme