Mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen kësaj të marte provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të Lëndës me Zgjedhje.
Lëndët e përfshira në këtë provim janë të ndara në disa fusha: Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, e të tjera.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara.