Sot rrëfehen Skënder Hyseni dhe Shpend Maxhuni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, do të raportojnë sot para komisioneve të ndryshme në Kuvendin e Kosovës.

Derisa ministri Hyseni do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane, Shpend Maxhuni, do të raportojë para Komisionit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurse, para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do të raportojë ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, Zharku do të raportojë për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.