Sot Samiti i Berlinit për Ballkanin

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen së bashku sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Samiti do të vijojë me diskutimet për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Përfaqësimi i Serbisë do të jetë president Aeksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Me president dhe kryeministër do të jetë edhe përfaqësimi i Malit të Zi.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, janë pjesë e samitit.

Sipas njoftimit të Kancelarisë gjermane, sot kancelarja Merkel fillimisht do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.

“Kjo do të shoqërohet me një bisedë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas, kancelarja do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me presidentin francez, shoqëruar edhe me një deklaratë të përbashkët.

Pas mbërritjes së krerëve të shteteve dhe qeverive së Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do të fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor, me një sesion pune dhe një drekë pune.

Takimet do të shërbejnë për të këmbyer pikëpamjet mbi stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, veçanërisht mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kancelarisë gjermane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme