Sot shpallet aktgjykimi për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Pasi që mbrojtja dhe prokuroria kanë dhënë fjalën përfundimtare, trupi gjykues sot do ta shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarit Mikel Qupi për tentim-vrasjen e deputetes Mimoza Kusari- Lilës dhe të Prenk Radit

Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet në ora 14:30 në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e ish-kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme