Sot skadon afati tetë ditor që presidenti i shtetit, George Ivanov, ka në dispozicion për të firmosur dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.
Derisa nga Gazeta Zyrtare shprehen se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa nga ana tjetër shërbimet e Kuvendit nuk shpalosin se kur planifikojnë të dërgojnë kërkesën për publikimin e Ligjit në Gazetën Zyrtare.
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja edhe njëherë rithekson se ligji është antikushtetues dhe paralajmëron padi penale për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi. Nga kjo parti theksojnë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk mund të shpallet në Gazetën Zyrtare pa firmën e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota pwr më 14 mars në lexim të tretë nga Kuvendi i Maqedonisë.