LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët pritet të takohen sot për të shqyrtuar materialet për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Nga LSDM-ja do të jenë nënkryetarja e partisë Radmilla Shekerinska, sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe Renata Deskoska. Kurse nga Aleanca për Shqiptarët në takimin e punës do të marrë pjesë Arben Taravari dhe përfaqësues të tjerë.
Takimi pritet të mbahet në hotelin Aleksandër Palace në orën 15:00.