Fazli Hoxha, i biri i dëshmorit me të njëjtin emër do të varresot sot pasdite. 23 vjeçari u vra mbrëmë në Vollujakë të Klinës nga një sulm i organizuar nga persona që dyshohet se janë nga fshati Sferkë.
“Njoftohen familjarët, miqët, bashkfshatarët se ka ndërruar jetë Fazli Fazli Hoxha.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Gulluboc”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.
I ndjeri la pas vetes 8 vëllezër.
Dy nga ta kanë pësuar lëndime nga sulmi i mbrëmshëm, por që të njëjtit janë larguar nga Spitali i Pejës duke këmbëngulur të bashkohen me familjen./Indeksonline/