Sot vazhdon seanca e Kuvendit

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila u ndërpre dje pritet të vazhdojë sot

Kështu të paktën vendosi kryesia e Kuvendit gjatë ditës së djeshme.

Seanca u dnërpre pasi Partia Demokratike e Kosovës me partnerë të koalicionit lëshoi sallën, si protestë për akuzat që po bëhen në drejtim të EULEX-it për keqpërdorim dhe korrupsion.

Këto janë pikat e rendit të ditës për sot. /Lajmi.net/

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

20 Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme