Sot vendoset për interpelancat e kryeministrit

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 /09:16

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë takim ku do të caktohet seanca e radhës parlamentare  në rend dite janë edhe dy interpelancat e kryeministrit, të kërkuara nga deputetë të Vetëvendosjes.

Kryesia po ashtu do të shqyrtojë Propozim-vendimin e  Qeverisë me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,transmeton Klan Kosova.