Sot zhvillohen dy ndeshje fantastike në basketboll

Basketboll, sot zhvillohen dy ndeshje fantastike.

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 28-të apo e fundit për garat e rregullta, në kuadër të Prince Caffe Superligë së Kosovës në basketboll.

Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “Play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë.

‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.

Rahoveci që ka vetëm katër fitore e 23 humbje, do të ndeshet me Pejën në formë të lartë, që ka 20 fitore e shtatë humbje, madje duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe është favorite ndaj Vreshtarëve.

Prince Caffe Superliga-Java 28

E shtunë

16:30 Trepça – Vëllaznimi

20:00 Rahoveci – Peja

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme