SPAK, AMP dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë operacion të përbashkët! Raportohet për disa të arrestuar

Prej mbrëmjes së djeshme, Prokuroria e Posaçme, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore si dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një operacion të përbashkët.


Burime për gazetarin Igli Çelmeta, raportojnë se deri më tani janë ekzekutuar disa masa sigurie. Po kështu, raportohet se ka dhe disa të arrestuar.

Sakaq, ende nuk është bërë e ditur se kush është arrestuar dhe sa është numri i personave ndaj të cilëve janë ekzekutuar masa sigurie.

Priten në vijim të dhëna të detajuara lidhur me operacionin ndërmarrë nga tre strukturat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme