SPAK bën lëvizjen e rëndësishme ndaj 2 ish-truprojave të Saimir Tahirit

Dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët dolën në përgjimet e operacionit ‘SHPIRTI’ janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tyre SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga raportimet mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për P. Dedën dhe H. Markun.

Dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.

Aktiviteti i tyre kriminal u zbulua nga 4 dëshmitarë të drejtësisë të arrestuar për drogë në Itali. Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit për të lehtësuar punën e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme