Një ditë pasi SPAK lëshoi urdhër arreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339, zbulohet një e papritur.
Ndërsa policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër arrestet, rezulton se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Basir Bregu për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës. Dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë çregjistruar nga familjarët e tyre.
Kujtojmë se hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 27 personat, mes tyre Astrit Avdyli, Flamur dhe Shkëlqim Avdyli si dhe u prenë 44 fletë.