SPAK hedh poshtë pretendimet e Veliajt, publikon dokumentin zyrtar: Në audion e kësaj seance, nuk përfshihen fjalët e përmenduara nga personi në hetin

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar pas GJKKO-së, duke hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, se gjatë seancës është cilësuar si “ndyrësirë” nga prokurori i çështjes, Ols Dado.


SPAK ka publikuar dokumentet zyrtare të GJKKO-së dhe transkriptin e mbledhjes, teksa thekson se kjo seancë është dhe e regjistruar me audio dhe në asnjë rast nuk është përdorur termi fyes ndaj Erion Veliajt.

Në bisedën e publikuar nga SPAK, shihet teksa prokurori e cilëson si kërcënim publikimin e adresës së banesës së tij nga kryebashkiaku Veliaj.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, thuhet ne reagimin e SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme