Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle sot në shtëpinë e Erion Veliajt, zyrat e fondacionit ‘Harabel’ të Ajola Xoxës dhe galerinë e artit ‘Naan’ nën pronësinë e fondacionit të gruas së kryebashkiakut të Tiranës.
Ndërsa SPAK kontrollonte banesën e tij, Erion Veliajt ndodhej në Hamburg, Gjermani, ku kishte ikur që dje.
Siç duket Veliajt, pret një furi komentesh negative ndaj tij, dhe kjo ka qenë arsyeja e bllokimit të mundësisë që njerëzit të jepnin mendimet e tyre, për atë që po ndodh ditën e sotme në Tiranë.
Ndaj Erion Veliajt dhe familjes së tij, ka nisur një hetim pasuror nga SPAK, dosje që e ka në dorë prokurori, Ols Dado.