Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reaguar pas sekuestrimit të celularit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në një prononcim për News24, Shkreli deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha instancat shtetërore.
“Jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vet, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli,” u shpreh ai.
Kujtojmë se me urdhër të SPAK, janë sekuestruar edhe celularët e disa mbështetësve të Partisë Social Demokrate (PDS), pasi dyshohet për përfshirje në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër, ku partia e Tom Doshit ka siguruar dy mandate.