SPAK konfirmon: Berisha nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe përfaqësues të qeverisë në vitet 2005-2013 janë nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Konfirmimi vjen nëpërmjet një përgjigje zyrtare nga SPAK për kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kishte kërkuar informacion se në çfarë gjendje dhe shkalle procedimi është çështja.

Kujtojmë se në fund të vitit 2020, Balla ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për Berishën dhe anëtarë të tjerë të qeverisë për privatizimi e kompleksit sportiv “Partizani”.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të Ballës, nën hetim janë edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jambër Malltezi si dhe zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të kompanive të përshirë në çështje.

Berisha dhe të tjerët akuzohet për shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, për ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione në bashkëpunim, për pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në bashkëpunim dhe për korrupsionit aktiv/pasiv në sektorin privat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme