SPAK liron ekuipazhin e anijes ku u gjetën 59 kg kokainë! Erdhi nga Kolumbia

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia, ku edhe u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit.

Pas këtij vendimi, ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas mund të largohet nga Shqipëria.

Në fund të korrikut, shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, e anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë kërkoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.

Përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën para gjykatës. Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.

Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK bllokoi edhe pasaportat e ekuipazhit. Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej 59 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme