SPAK “shkund” Bashkinë e Tiranës, kontrolle dhe sekuestrime

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “News24”, se nga ana e SPAK janë kryer kontrolle, por edhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës.

Sipas burimeve, gjatë operacionit janë marrë dhe sekuestruar udhëtime zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dokumentacion që lidhet me dietat.

Mësohet se hetuesit e SPAK kanë kërkuar dokumentet përkatëse si pjesë e veprimeve hetimore, ndërsa materialet e sekuestruara do të analizohen në vijim.

Kontrollet janë kryer në kuadër të hetimit që lidhet me çështjen “Veliaj 2”.

The post SPAK “shkund” Bashkinë e Tiranës, kontrolle dhe sekuestrime appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme