SPAK ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit burg. Gjithashtu SPAK kërkoi dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publikë.
Sonila Qato dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Ish-drejtoresha e ARRSH-së akuzohet për Shpërdorim detyre dhe pabarazi në tenderë.
Ndaj Sonila Qato u ngritën dy padi, të cilat e çuan në dyert e SPAK-ut e nga nisen hetimet për dy akuza.
Ajo mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur edhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt private.
Përveç saj, mes të pandehurve janë edhe Erdit Salillari, Elona Gogo, Simon Prendi, Admir Pahumi, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani.
PRETENCA E SPAK
KËRKOJMË:
- Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila Qato, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurës me 1 (një) vit burgim.
- Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurës Sonila Qato edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet. .
- Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim dhe nga personi që ka
- për detyrë ti lëshojë ato të parashikuara nga nenet 186/2 i K.Penal dënimin me 8 (tete) muaj Burgim
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 186/3 i K.Penal dënimin me 1 vit Burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të parashikuar nga neni 258 të Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim,
- Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Simon Prendi me 2 (dy) vjet burgim.
- Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Simon Prendi edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
- Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurës Elona Gogo, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me Elona Gogo me 1 (një) vit burgim.
- Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehures Elona Gogo edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
- Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit Salillari akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 9 (nente) muaj burgim;
- Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Erdit Salillari edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
- Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Pahumi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 (nje) vit burgim.