Gazetari Osman Stafa renditi disa prej shqetësimeve që kanë nxjerrë qytetarët në rrugë, si korrupsionin, gjendjen e shëndetësisë dhe arsimit, pagat dhe kostot e jetesës.
Ai kritikoi gjithashtu pabarazitë në arsim, duke argumentuar se fëmijët e politikanëve dërgohen jashtë vendit për të studiuar në universitete të mira, ndërsa shumica e shqiptarëve përballen me një sistem arsimor që është degraduar.
Një tjetër pikë e fjalimit ishte gjendja e shëndetësisë dhe vështirësitë që qytetarët hasin për të përballuar ilaçet.
Ai akuzoi klasën politike për korrupsion dhe kërkoi që institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, të hetojnë pasuritë e zyrtarëve.
“Ky vend është vjedhur është sakatuar, korrupsioni është kthyer në sistem. Vetëm një gjë nuk është bërë, vettingu i politikanëve. Pse? Mos ndoshta do ti dalë në shesh pasuria që kanë fshehur. Janë paratë e shqiptarëve që i kanë vjedhure.
SPAK e drejtësia që shqiptarët aq shumë i besojnë, duhet të hetojë pasurinë e tyre, ç’kuptim ka qe një ministër të bëjë një vit burg dhe pastaj del e shijon paratë. Jo ata para janë të shqiptarëve dhe duhet tu kthehen atyre. Nafta ka shkuar 220 lekë, a thua Shqipëria është vendi më i pasur”, tha Stafa.
Ai tha se tubimi nuk është rezultat i organizimit të një partie politike, por i qytetarëve që kërkojnë një tjetër model për Shqipërinë.
“84 ditë, pse po e sulmojnë kaq shumë këtë protestë?! Sepse askush, asnjë parti politike dhe askush tjetër nuk e ka bërë këtë protestë. Në 36 vite askush nuk ka mundur të thërrasë në shesh një protestë të tillë.
Asnjë parti nuk mund ta mbush këtë shesh më shumë sesa zemra e këtyre shqiptareve që duan një Shqipëri tjetër dhe jo të vjedhur.
Këtë protestë po e mbajnë shqiptarët që duan një Shqipëri pa korrupsion, që nuk i vjedh shqiptarët. Një Shqipëri që duhet të këtë shëndetësi, arsim dhe rroga më të mira. Kjo Shqipëri sot është për pushtetarët dhe jo për qytetarët. Shqiptare zgjohuni, për atdheun tuaj dhe për të ardhmen tuaj”, tha Stafa.
The post “SPAK të hetojë pasurinë e pushtetarëve”, Gazetari Osman Stafa: Duhet vetting i politikanëve! Ç’kuptim ka që një ministër të bëjë një vit burg dhe pastaj të dalë për të shijuar paratë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



