SPAK zgjeron akuzat ndaj Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministrja pritet të merret e pandehur edhe për 3 lotet e Unazës së Madhe

Këtë të premte SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për zgjatjen e hetimeve dhe njëherazi do t’i komunikojë akuzën edhe për lotët 5, 6 dhe 7 të Unazës së Madhe.

GJKKO zgjati hetimet me 3 muaj për Ballukun, ndërsa ajo ishte  marrë e pandehur vetëm për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës.

Balluku mund të mos paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme, por të përfaqësohet nga avokati Ardian Kalia.

Ndërkohë akuza për këto vepra i është komunikuar akuza ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe Miranda Shkurtes.

The post SPAK zgjeron akuzat ndaj Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministrja pritet të merret e pandehur edhe për 3 lotet e Unazës së Madhe appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme