Spalletti pritet të bëj dy ndryshime në ndeshjen ndaj Zvicrës

Disa raportime nga Italia kanë thënë se Nicolo Fagioli dhe Stephan El Shaarawy pritet të startojnë për Italinë, në ndeshjen e së shtunës kundër Zvicrës.

“Azzurrët” u stërvitën në Iserlohn këtë mëngjes dhe do të udhëtojnë nga Dortmundi në Berlin, aty ku do të luajnë në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj kombëtares helvetike.

Alessandro Bastoni u stërvit ndamas nga grupi, derisa Federico Dimarco nuk iu bashkua bashkëlojtarëve në fushë për shkak të një problemi muskulor.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bastoni pritet të startojë, mirëpo Dimarco është një dyshim serioz.

“Sky Sport Italia” raporton se Fagioli do ta nis nga fillimi në qendër të mesfushës, derisa El Shaarawy do të paraqitet në sulm me Scamaccan dhe Chiesan.

Formacioni i mundshëm i Italisë për ndeshjen e nesërme:

Italy (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme