Spalletti vendos rekord, bëhet trajneri me më shumë fitore në Seria A

Pas triumfit 0-2 ndaj Salernitanës mbrëmjen e kësaj të shtune, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka vendosur një rekord në Seria A.

Kreu i stolit të Napolit është bërë këtë mbrëmje trajneri me më shumë fitore në historinë e Seria A, me plot 276 triumfe, të cilat i ka grumbulluar me të gjitha skuadrat që ka drejtuar.

Por jo vetëm kaq, Spalletti është pranë arritjes së një tjetër statistike të rëndësishme, për katër ndeshje, 63-vjeçari shkon në kuotën e 1000 ndeshjeve si trajner, pra mbrëmjen e sotme ai ishte për herë të 996 rolin e drejtimit të stolit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme