Ministri i Drejtësisë së Spanjës, Rafael Katalha, ka folur me homologun e tij nga Serbia, Nelom Kuburoviq.
Sipas Tanjug, Katalha ia ka rikonfirmuar ministrit serb, se shteti i Spanjës nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast, Kumuroviq, i ka thënë ministrit të Drejtësisë spanjolle, se Serbia e respekton dhe mbështet Spanjën rreth integritetit të saj territorial – që sipas tij përballet me situatën e njëjtë sikur Serbia me rastin e Kosovës, ndërkaq Spanja me Kataloninë.