Spanja kap 126 shqiptarë me dokumente false, shkonin në Britani

Policia kufitare spanjolle ka arrestuar 126 shtetas shqiptarë gjatë një tentative për të kaluar me dokumente false drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ndalimi i tyre u bë në aeroportin El Prat të Barcelonës, bën të ditur oranews. Mediat spanjolle raportojnë se shtetasit shqiptarë dispononin dokumente identiteti falco, greke dhe italiane.

Sipas raportimit të mediave spanjolle, emigrantët shqiptarë kanë rënë viktimë e dy rrjeteve kriminale të trafikimit të paligjshëm, të cilët i kishin dërguar dokumentet false nga Irlanda përmes kompanive ndërlidhëse ose për lehtësi nga shqiptarë që jetonin në Milano.

Hetimet për këto rrjete trafikimi filluan në muajin maj, ku u zbulua se emigrantët mund të lëviznin lirshëm në zonën Shengen, Greqi apo Itali, vetëm me dokumentet shqiptare.

Pasi mbërrinin atje, për të arritur në destinacionin e tyre përfundimtar, organizata kriminale i furnizonte ata me dokumente të falsifikuara në këto vende.

Përmes tyre, emigrantët pastaj fluturonin në Barcelonë, për të kapur destinacionin përfundimtar, Britaninë e Madhe.

Në mesin e dokumentave të sekuestruara nga policia janë 172 dokumente false italiane, veçanërisht karta identiteti, por edhe pasaporta, patentë shoferi si dhe 27 dokumente identifikimi greke, përfshirë patenta.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, më shumë se 800 persona janë arrestuar për falsifikim në aeroportet spanjolle, 277 prej tyre në aeroportin e El Prat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme