Spartak Ngjela kujton bisedat me Artur Zhejin: Ai ma njihte tipin dhe më bënte lëshime, njeri që dëgjonte dhe të lejonte të flisje


Avokat Spartak Ngjela thotë se e ka vuajtur shumë humbjen e Artur Zhejit, madje thotë se nuk ka pranuar të shkojë në homazhe, pasi nuk është ndjerë mirë.

Në një intervistë në News24, Ngjela ka kujtuar bisedat me gazetarin dhe analistin, i cili u nda pa pritur nga jeta dy ditë më parë.

Ngjela thotë se “ai nuk ka vdekur, por ka vepër”, ndërsa theksoi se kishte edhe një veti: Sapo shikonte një nivel më të ulet se vetja i jepte barazi”.

Spartak Ngjela: Artur Zheji ma njihte tipin dhe më bënte lëshime.

Diskutimet e artit kanë qenë më të forta me Artur Zhejin. Kuptohet trashëgimi i familjes, nuk mund të them se ishte në nivelin e Petro Zhejit, por ishte nga ajo familje, edhe ai e dinte këtë. Ishte njeri që të dëgjonte dhe të lejonte të flisje.

Kishte një gjë të veçantë ai që e kishte nga familje. Kjo quhet rrjedhojë fisnore

Gjeniu nuk shpërthen dot para moshës 40 vjeç, pas kësaj moshe ka gjykimin. Para të 40-ve nuk bën dot gjykimin.

Zheji e kishte të studiuar karakterin analitik kur të bënte pyetje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme