Spasov: Ivanov prodhim i Ali Ahmetit

Gjorgji Spasov nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në fejsbuk godet Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin ku i thotë që presidenti Ivanov është zgjedhja dhe produkti i tij personal.

Në vazhdim statusi i plotë:

Ahmeti nuk duhet të zemërohet me askënd që ne sot e kemi Ivanovin president të shtetit. Të gjithë e dimë se Ivanovi ka fituar një mandat të dytë për president vetëm në bazë të një marrëveshje midis Ahmetit dhe Gruevskit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2014 në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në bazë të marrëveshjes nga Ahmeti, Gruevski vendosi Ivanovin e tij të votuar nga pjesëmarrja e mjaftueshme e votuesve në raundin e dytë për t’u rizgjedhur në atë pozitë.

Gjithçka tjetër që ndodhi më pas në ato zgjedhje ishte vetëm një pjesë e nacionalizmit hipokrit të Gruevskit dhe Ahmetit, të cilët politikisht e përdorën atë për qëllimet e tyre.

Atëherë kryesia e Ahmetit i kërkoi Gruevskit që të ofrojë një kandidat të pranueshëm për presidentin e vendit. Kryesia e Gruevskit nuk u pajtuan. Ahmeti njoftoi se do të bojkotojë zgjedhjet presidenciale dhe Gruevski në atë kohë përdori këtë lloj grindje të rrejshme për të ofruar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në ditën e dytë kur u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Kështuqë të dy palëve ju dha mundësia që të mobilizojn zgjedhjet nacionaliste në etnitë e tyre, për të fituar përsëri në ato zgjedhje parlamentare, dhe në të njëjtën kohë Ivanov për të siguruar një mandat të ri.

Kështu, sot Ahmeti mund lirisht të deklarojë se ata dëshmorë të UÇK-së që dhanë jetën e tyre për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni, u kanë dhënë atyre mandatin e dytë të Ivanovit.

Sikur të mos ishte aq i lidhur me politikën e Gruevskit, ai mund të diskutonte dhe të binte dakord për një kandidat konservator për president me LSDM-në dhe të mbështete Stevo Pendarovskin për të provuar se nëse ai ishte person me të vërtetë i rëndësishëm për president shtetit. Ai pati mundësinë të mos pajtohet me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të atij viti dhe mundësinë që të mos pajtohen që ato të mbahen në ditën kur u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të vënë në dyshim zgjedhjen e Ivanovit.

Por Ahmeti zgjodhi Ivanovin.

Çdo gjë tjetër dhe bojkoti i BDI-së në ato zgjedhje ishte pjesë e një ndeshje nacionaliste të dakorduar me Gruevskin, e cila duhej t’u jepte atyre vitin 2014 dhe të siguronte që ata të vazhdonin të qeverisnin.

Prandaj, kur sot Ahmeti shpreh pakënaqësi me Ivanovin, ai duhet të jetë i vetëdijshëm se Ivanovi është zgjedhja dhe produkti i tij personal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme