Spasovski-Demerxhiev: Asnjë incident nuk do të lejohet më 4 shkurt

Gazetar: Lluka Andreev

Më 4 shkurt nuk do të lejohet asnjë incident, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pas takimit me homologun e tij bullgar, Ivan Demerxhiev. Të dy folën për sigurinë e përkujtimit të lindjes së Goce Dellçevit të shtunën në Shkup, pasi disa organizata bullgare njoftuan praninë e tyre, ndërsa në rrjetet sociale u përhap thirrja për bllokada të rrugëve. Sipas Spasovskit, përkujtimi do të bëhet në një kohë tensioni.

“Policia maqedonase po merr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe absolutisht nuk guxon të lejojë incident, gjegjësisht do të sigurojë përkujtimin që i takon heroit tonë Goce Dellçev”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm i RMV-së.

Ministri bullgar Demerxhiev, tha se do të marrë masa për qytetarët bullgarë që do të vijnë këtu- të mos e prishin rendin publik dhe të mos provokojnë.

“Qëllimi i manifestimit është që të respektohet një figurë e shquar historike siç është Goce Dellçevi, e jo të bëhet terren për fenomene të ndryshme radikale dhe pseudo-nacionale”, tha Ivan Demerxhiev, ministër i Punëve të Brendshme të R. Bullgarisë.

Ministrat folën edhe për rastin “Pendikov”. Spasovski tha se një person tashmë është prapa grilave dhe hetimi do të zgjerohet. Demerxhiev bëri thirrje që të punohet në parandalimin dhe të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen, duke shtuar se gjuha e urrejtjes nuk është rruga për në Evropë. Demerxhiev erdhi në Shkup në prani të ambasadorit bullgar Angel Angelov, i cili më parë ishte mbajtur për konsultime në Sofje. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme