Spasovski: Një pjesë e MPB-së, përgjegjëse për dhunën

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së  Oliver Spasovski kërkon nga Prokuroria Publike qasje serioze ndaj ngjarjeve të dhunshme në Kuvend dhe kërkon përgjegjësi nga eprorët policor të cilët kanë qenë vetëm shikues së heshtur të hyrjes me dhunë në institucionin më të shenjtë të shtetit. Pasi dha verzionin e tij si person i dëmtuar, Spasovski tha se prej gjykimin e të gjithë personave përgjegjës për dhunën në Kuvend, pa përjashtime.

“Kjo paraqet cenim të rendit Kushtetutës të shtetit, duhet kërkuar përgjegjësi nga të gjithë, pa kompromis. Edhe prej dhunuesve që në mënyrë të organizuar hynë në Kuvend me qëllim linçimin dhe vrasjen e deputetëve, por duhet të ketë edhe përgjegjësi serioze të komanduesve të MPB-së dhe të gjithë pjesëtarëve që nuk kanë vepruar dhe që nuk kanë qenë në funksion të mbrojtjes së këtyre objekteve me rëndësi jetike për Maqedoninë dhe në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të deputetëve të Kuvendit”, ka deklaruar Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme