SPB Tetovë apelon për kujdes nga shoferët, paralajmëron kontrolle të shtuara

Për shkak të kushteve të krijuara nga reshjet e borës, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelojnë deri tek vozitësit për kujdes më të madh dhe paralajmërojnë më shumë kontrolle në rrugë.

Nga SPB Tetovë vlerësojnë reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, si dhe vështirësi për këmbësorët.

“Shoferët edhe një herë paralajmërohen që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, të shmangin përdorimin e celularit gjatë vozitjes dhe të mbajnë distancë. Në kohë të kontrollojnë makinat, të mbanë pajisjet dimërore, sidomos nëse udhëtojnë për Strazhë, Mavrovë ose Kodër të Diellit”, thonë në SPB Tetovë.

Nga SPB kujtojnë se gjatë pesë ditëve të kaluara në rajonin e Pollogut janë regjistruar gjithsej 17 aksidente, në të cilat një person ka ndërruar jetë dhe 23 tjerë janë lënduar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme